“Mos planifikoni pushime verore këtë vit”, paralajmëron Presidentja e Komisionit Europian

schedule09:45 - 13 Prill, 2020

schedule 09:45 - 13 Prill, 2020

Presidentja e Komisionit Europian paralajmëron njerëzit të mos bëjnë planë për pushime këtë verë.

Franca ka ana tjetër ka deklaruar mbylljen e kufinjve deri me 30 tetor, madje këtë gjë ia ka kërkuar edhe vendeve të tjera europine që ti mbajnë kufinjtë mbyllur të paktën deri në shtator.

Deri më tani janë raportuar  më shumë se 130,000 raste të koronavirusit në Francë dhe më shumë se 14,000 viktima. Ka 84.227 raste të raportuara në MB dhe 10.612 viktima.

Një veprim i tillë mund të shkaktojë përçarje të mëdha për britanikët që shpresojnë të udhëtojnë në Europë për pushimet e tyre verore.

Por Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Europian, ka paralajmëruar njerëzit të mos bëjnë plane pushimesh verore.

Duke folur për gazetën gjermane , Bild , ajo tha: ‘Unë do t’i këshilloja të gjithë të presin para se të bëjnë planet e pushimeve.

‘Për momentin, askush nuk mund të bëjë parashikime të besueshme për korrik dhe gusht.

“Do të duhet të mësojmë të jetojmë me këtë virus për shumë muaj, me siguri deri në vitin e ardhshëm”.

Muajin e kaluar, linja ajrore easyJet anuloi të gjitha fluturimet e saj për një kohë të pacaktuar, ndërsa British Airways ndaloi fluturimet e saj nga aeroporti Gatwick më 1 prill.

Ndërkohë, Jet2 ka anuluar të gjitha fluturimet dhe pushimet deri në mes të qershorit sepse kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë koronavirus nuk tregojnë asnjë shenjë lehtësimi.

Firma e udhëtimit, e cila është kompania e dytë më e madhe për pushime në Britani dhe pronë e Dart Group, tha në një deklaratë se fluturimet  nuk do të fillojnë deri më 17 qershor.

Që nga 4 Prilli, Britanikët janë paralajmëruar nga Zyra e Jashtme dhe Commonwealth (FCO) kundër të gjitha udhëtimeve globale jo-thelbësore jashtë vendit ‘në mënyrë të pacaktuar’./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!