Detaje të reja janë zbardhur mbi plagosjen e 45-vjeçarit Spartak Beqaraj, pasditen e së dielës në zonën e Astirit në Tiranë.
Nga hetimet ka rezultuar se para dy javësh Beqiri ka pasur konflikt me 20-vjeçarin, për shkak se ky i fundit mësohet se përdorte drogë.
Lexo edhe: EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur
Siç bëhet e ditur, Beqiraj i ka tërheq vëmendjen të riut që të mos konsumonte lëndë narkotike por me sa duket biseda mes tyre është agravuar në konflikt.
Autori i dyshuar sipas policisë është fqinj me 46 vjeçarin.
Mësohet se 46-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që 20-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia.
N.D./abcnews.al