“Mos përsërisni gabimet e të kaluarës”, Draghi: Hiqni dorë nga energjia ruse

schedule08:13 - 27 Qershor, 2022

schedule 08:13 - 27 Qershor, 2022

Kryeministri italian Mario Draghi, ka deklaruar se varësia nga gazi rus duhet eliminuar përgjithmonë, sipas mediave italiane.

“Është e paimagjinueshme të kemi të njëjtën varësi nga Rusia. Ne duhet të eliminojmë përgjithmonë këtë varësi, duhet të shmangim gabimet e së kaluarës. Kriza energjetike nuk duhet të prodhojë një rikthim në populizëm”, është shprehur kryeministri italian.

Për Draghin vendosja e një tavani në çmimin e lëndëve djegëse fosile të importuara nga Rusia është një qëllim gjeopolitik, si edhe një objektiv ekonomik social.

“Ne duhet të zbusim ndikimin e rritjes së çmimeve të energjisë, të kompensojmë familjet dhe bizneset në vështirësi,” përfundoi Draghi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!