Mos përdorni valixhe me rrota në Dubrovnik, gjoba është marramendëse

schedule13:21 - 29 Qershor, 2023

schedule 13:21 - 29 Qershor, 2023

Pavarësisht nëse jeni adhurues i “Game of Thrones”, Dubrovniku është një destinacion i preferuar turistik. Por, nëse do të shkoni në këtë qytet miqësor për turistët në Kroaci këtë verë, mendoni për bagazhet që do të mbani me vete.

Falë rregullave të reja, vizitorëve në qytetin e vjetër të Dubrovnikut u ndalohet të tërheqin valixhet me rrota përgjatë rrugëve të tij, që do të thotë se nuk do të keni zgjidhje tjetër veçse të mbani çantat tuaja.

Ky vendim u propozua, nga kryebashkiaku, Mato Frankovic, i cili tha se ishte një përpjekje për të frenuar ndotjen akustike, pasi popullata vendase u lodh duke u zgjuar natën nga zhurma e udhëtarëve që përplasnin valixhet e tyre në rrugët e gurta. Dhe ata që kapeshin duke zvarritur valixhet e tyre në rrota mund të përballen me një gjobë mjaft të rëndë prej 265 euro.

Në fakt, sipas kryebashkiakut, këto rregulla janë “vetëm fillimi”. Nga nëntori, vetëqeverisja lokale shpreson që me përpjekje të përbashkëta ta zgjidhë problemin e valixhet në Dubrovnik, duke futur një sistem sipas të cilit çantat do të depozitohen jashtë qytetit dhe do të transportohen deri në akomodim me korrier./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!