“Mos përdhosni historinë”, debat në Kuvend: Ralf Gjoni përplaset me Vasilika Hysin

schedule12:01 - 22 Tetor, 2020

schedule 12:01 - 22 Tetor, 2020

Seanca e plenare në Kuvend u shoqërua me debate mes deputetes Vasilika Hysi dhe deputetit Ralf Gjoni.

Deputeti Gjoni u revoltua me nënkryetaren e Kuvendit, Vasilika Hysi duke i thënë se nuk i tregonte dot çfarë të fliste dhe se historia sipas tij nuk ndryshohet me një fjalë në projektligj.

Pjesë nga debati në Kuvend:

Gjoni: Zonja Hysi nuk ke tagër të më flasësh mua për libra historie, se kam lexuar 3 fish më shumë se ti.

Lexo edhe: Ndryshimet në ligjin për krimet e komunizmit, Alimadhi: Më kanë internuar 4-vjeç

Mos përdhosni historinë e dini shumë mirë që jemi duke aplikuar një procedurë të papranueshme në Kuvend. Pse me një paragraf parashtrim mund të ndryshohet historia. Me  çfarë baza po vendosni sot për ndryshimin e historisë.

E dini shumë mirë që historia nuk ndryshohet me një paragraf. Po ata njerëz që ju i keni vrarë  e dergjur nëpër burgje. Ju me një parashtrim ndërroni historinë. Historia nuk është pronë e asnjë partie dhe individi është pronë e popullit shqiptar. Minimumi duhet ta tërhiqni këtë projektligj për të zbardhur historinë e Shqipërisë dhe të popullit. Po shkoni në shtypje pas shtypëse dhe se kuptoni çfarë po bëni.

Hysi: Meqë ke lexuar shumë, lexo edhe për detyrën që iu ka përfaqësuar zgjedhësi ta bëni

Më tej Gjoni është revoltuar edhe me zëvendës kryeministrin Erion Braçe, teksa është ngritur për t’u ballafaquar me të, por tek foltorja e ka ndaluar Garda.

/abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!