Mos mendoni çfarë ndodh pas vdekjes, Facebook ka rregulluar gjithçka

schedule12:24 - 3 Qershor, 2019

schedule 12:24 - 3 Qershor, 2019

Ndoshta nuk është gjëja më e mirë që mund t’ju vijë në mendje, por a e keni pyetur veten ndonjëherë se çfarë mund të ndodhë me profilin tuaj në Facebook pasi të vdisni?

Gjigandi i rrjeteve sociale ka krijuar disa opsione, ku mund ta ktheni profilin në një faqe memoriale ose të bëni që llogaria të fshihet vetë pasi të ndaheni nga jeta. Më poshtë do të listojmë gjithçka duhet të dini rreth opsioneve dhe si mund t’iu rregulloni ato… tani që jeni gjallë.

Një alternativë është të fshini llogarinë përgjithmonë pasi të keni ndërruar jetë. Por si ta bëni këtë?

  1. Shkoni në faqen e Facebook dhe klikoni “Rregullimet”.
  2. Më pas klikoni “Menaxho llogarinë”.
  3. Klikoni opsionin “Kërkoni që llogaria të fshihet pasi të ndërroni jetë”.
  4. Pasi të keni klikuar aty do ju shfaqet një opsion që thotë: “Ju lutem konfirmoni se doni që llogaria të fshihet pas vdekjes. Sapo dikush të na vërë në dijeni se keni ndërruar jetë, të gjitha informacionet, fotografitë dhe postimet do të hiqen përfundimisht nga Facebook-u dhe askush nuk do të mundë më të shikojë profilin sërish”.
  5. Natyrisht nëse doni që ta përdorni këtë opsion duhet të klikoni “Fshi pas vdekjes”.

Por ekziston edhe një alternativë tjetër që profili në Facebook të kthehet në një faqe memoriale. Për ta bërë këtë duhet të lini një kontakt, i cili do të jetë “trashëgimtari” i profilit. Ky person duhet të jetë një njeri i besuar sepse do të kujdeset për llogarinë pasi të ndërroni jetë.

  1. Shkoni në faqen e Facebook dhe klikoni “Rregullimet”.
  2. Më pas klikoni “Menaxho llogarinë”.
  3. Shkruani emrin e kontaktit tuaj në kutinë e kërkimit “Zgjidh një shok” dhe më pas klikoni “Shto”.
  4. Mikut tuaj do t’i niset një e-mail që shpjegon se do të njoftohen sërish deri kur llogaria të memorializohet./abcnews.al