“Mos mendo për të nesërmen”, Jon Tarifa flet për mesazhin e këngës së re në këtë periudhë pandemie

schedule09:50 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 09:50 - 1 Dhjetor, 2020

Jon Tarifa është një nga këngëtarët shqiptar, i cili prej vitesh po bën karrierë në Holandë.

Së fundmi, ai ka publikuar një këngë me titull “Don’t think about tomorrow”, një mesazh i duhur në këtë periudhë pandemie që jetojmë.

Në një lidhje direkte për ABC e Mëngjesit, Joni ka treguar detajet se si e realizuan videoklipin krejt spontanisht.

Në të vërtetë nuk mund të bëjmë më plane tani dhe e sotmja është këtu. Mos të mendojmë për të nesërmen, ky është edhe mesazhi i këngës.

Ka qenë shumë interesante si projekt se çdo gjë e vendosëm para se të shkonim, çdo gjë e vendosëm gjatë rrugës. Morëm një makinë me qira dhe siç patë në videoklip duke ecuar nëpër male, nga veriu në jug, duke vajtur nëpër plazhe të ndryshme, duke shijuar ato dy ditë që ishim në Sardenjë. Ashtu e filmuam edhe videoklipin, besoj se kjo gjë shihet në rezultatin e këngës”, tha ai.

Sakaq, Tarifa ka rrëfyer se është duke punuar për herë të parë për një këngë në gjuhën shqipe.

Deri më sot vetëm në anglisht kam lançuar këngë, do të lançoj edhe një në shqip se është një gjë që po ma kërkon shpirti. Deri më tani nuk e kam bërë. Tani jam duke punuar për një album të ri. Edhe them në këtë album mund të ketë një këngë ose shqip, ose miks anglisht-shqip”, shtoi këngëtari. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!