“Mos më thuaj që nuk do vetëm se jam i nxon”, Ledri Vula përgjigjet për kë e ka këtë tekst dhe si ndihet Sara

schedule22:25 - 10 Korrik, 2021

schedule 22:25 - 10 Korrik, 2021

Përpos një reperi shumë të mirë dhe i talentuar, Ledri Vula mbahet edhe si një ndër artistët që ka tërhequr vëmendjen e shumë vajzave për shkak të pamjes së jashtme.

Ai numëron pafund fanse  femra të cilat “çmenden” pas tij dhe janë në çdo koncert ku ai është.

Po si ndihet Sara dhe a bëhet xheloze ajo kur sheh vëmendjen kaq të madhe të vajzave për Ledrin duke qenë se edhe ajo u njoh me të në një koncert?

Reperi i njohur ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të shtunë në “Soiree” dhe i është përgjigjur kësaj pyetje që ndoshta shumë persona mund ta kenë menduar.

Ledri është përgjigjur i prerë që Sara nuk ka aspak natyrë xheloze.

Gjithashtu moderatorja e emisionit Jonida Shehun e ka pyetur edhe në lidhje me këngën “Don mo” që ka publikuar dhe konkretisht për një varg.

“Ti mos um thuj se nuk don mo, don mo

Vec se ke ni qe une jom nxon, jom nxon

Se per ty une dal

Ku po shihemi vajzo?”

Jonida Shehu: Si ta marrin vajzat këtë tekst?

Ledri Vula: Le ta marrin si të duan. Unë aty jam. Dalim pimë ndonjë gotë, por kaq.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!