“Mos ma prek Tomorin!”, protestojnë banorët. Klosi: Do ta apelojmë vendimin

schedule15:45 - 3 Gusht, 2019

schedule 15:45 - 3 Gusht, 2019

Vendimi i djeshëm i Gjykatës Administrative Tiranë, sipas të cilit Mali i Tomorit nuk do të jetë më Park Kombëtar, ka ngritur në protesta banorët e Beratit. Ata kundërshtojnë rrëzimin e vendimit të Këshillit të Ministrave, duke nënshkruar një peticion për mbrojtjen e kësaj zone. Protestuesit gjetën edhe mbështetjen e Ministrit të Turizmit, i cili tha se do ta apelojë vendimin e Administratives.

“Mos ma prek Tomorrin!” Me këtë thirrje e nisën ditën banorët e Beratit, pasi Gjykata Administrative vendosi të rrëzonte vendimin e Këshillit të Ministrave për shpalljen e Malit të Tomorit “Park Kombëtar”. I pranishëm në protestë ishte dhe ministri i Turizmit Blendi Klosi, i cili tha ky vendim do të apelohet. Nisma e tij gjeti mbështetjen e menjëhershme të banorëve të zonës.

“Vendimi i gjyqtarëve ishte i papranueshëm. Interesi i disa guroreve ka ndikuar në vendimin e dhënë prej tyre. Nga sot do të nisi mbledhja e firmave të qytetarëve që më pas do t’i çohen komisionit të Vettingut. Nuk do të lejojmë që të preket jeta e qytetarëve. Peticionit do i bashkohet, Skrapari, Poliçani, Berati, Kuçova, Ura Vajgurore. Mijëra firmat e mbledhura do të mbështesin apelimin e këtij vendimi. Të 5 gjyqtarët që morën 4 me 1 vendimin për të rrëzuar vendimin për të qenë ajo zonë, një zonë e mbrojtur që t’i afrohet bukurisë së madhe të malit legjendar, të shenjtë e mbase më të bukurit në botë, malit të Tomorit, Amarildo Laci, Bahri Shyqi, Alkelina Gazidede, Fjoralba Prifti do të përballen me një peticion të popullit të qarkut të Beratit” .

“Do ta apelojmë në Gjykatën e Lartë. Vendimi u mor nën ndikimin e interesave të ngushta të guroreve. Prej vitesh guroret kanë shkatërruar malin dhe jetën tonë. Vendimi shkatërron ekonominë lokale. Dëmtohet rëndë turizmi”.
Ministri Klosi u shpreh gjatë fjalës së tij se lufta për të mbrojtur pasuritë natyrore është vështirë, por e pakthyeshme.

Gjatë protestës, organizatorët mblodhën qindra firma në kuadër të peticionit për mbrojtjen e Malit të Tomorit, i cili u shpall Park Kombëtar me një vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 1996./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!