Mos kaloni nga kjo rrugë gjatë natës për një javë

schedule13:30 - 12 Tetor, 2019

schedule 13:30 - 12 Tetor, 2019

Shoferët e makinave duhet të shmangin aksin Orikum-Palasë përgjatë një javë në orarin 21:00 e mbrëmjes deri në 05:00 të mëngjesit duke filuar nga dita e sotme.

Policia e Vlorës ka publikuar njoftimin gjatë ditës së sotme duke informuar se aksi do të jetë i bllokuar për të gjitha kategoritë e automjeteve.

“Ky bllokim do të jetë për të gjitha kategoritë e mjeteve dhe do të përsëritet çdo ditë përgjatë orëve të natës deri të Shtunën tjetër (19.10.2019).

Kërkojmë mirkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që ta evitojnë këtë aks rrugor përgjatë 8 orëve të natës ose zgjedhin rrugë të tjera alternative”, njofton policia.

Njoftimi

Njoftohen të gjithë drejtuesit e mjeteve, se për shkak të punimeve që do të zhvillohen në ndërtimin e segmentit rrugor Orikum – Palasë, ky segmet rrugor do të jetë i kufizuar në të dyja krahët, për të gjitha kategorite e mjeteve duke filluar që sot në orën 21:00 të mbrëmjes, e deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Ky bllokim do të jetë për të gjitha kategoritë e mjeteve dhe do të përsëritet çdo ditë përgjatë orëve të natës deri të Shtunën tjetër (19.10.2019).

Kërkojmë mirkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që ta evitojnë këtë aks rrugor përgjatë 8 orëve të natës ose zgjedhin rrugë të tjera alternative.