Mos iu gëzoni diellit sot, nesër rikthehen shiu dhe bora: Zonat që preken

schedule12:45 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 12:45 - 8 Dhjetor, 2021

Pas përmbytjeve dhe dëborës së të hënës, moti është përmirësuar gjatë paradites së sotme, e cila nisi e kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, por situata duket se nuk do të vijojë e tillë me kalimin e orëve.

Lexo edhe: Deri në 1 metër trashësi, zonat që do të mbulohen nga bora gjatë ditëve në vijim

Siç raporton Meteoalb si edhe nga të dhënat satelitore, mësohet se gjatë orëve të mbrëmjes së sotme pritet të ketë një shtim të vranësirave në Ultësirën Perëndimore, ndërsa parashikohen reshje shiu duke filluar nga mesdita e nesërme, të cilat do të kenë një intensitet prej rreth 10-20 milimetra.

Reshjet do të bien në thuajse 75 për qind të vendit, por kryesisht në Ultësirën Perëndimore. Zonat ku do të vërehet një intensitet më i lartë parashikohet të jenë i gjithë rajoni i veriut, Shqipëria e mesme si edhe zonat e Tepelenës, Gjirokastrës dhe Përmetit.

VIDEO/ Më e keqja të premten, shi i dendur dhe temperatura -4: Çfarë na pret gjatë javës

Ndërkohë, dëbora pritet të fillojë gjatë 48 orëve në vijim dhe do të ketë reshje të lehta në veri, veri-lindje si edhe në jug-lindje. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!