Mos ikni nga plazhi! Moti vazhdon me surprizat për orët në vijim

schedule12:46 - 5 Gusht, 2020

schedule 12:46 - 5 Gusht, 2020

Stuhia me shi dhe era e fortë pushtoi bregdetin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Shumë çadra kanë ‘fluturuar’, ndërsa gjithçka është shndërruar nga moti i keq. Kjo ka bërë që shumë pushues të marrin vendimin për t’u kthyer nga bregdeti.

Mirëpo një lajm i mirë vjen nga parashikimi i Meteoalb, i cili i sugjeron ata të mos kthehen pasi pasdite do të përmirësohen kushtet atmosferike fillimisht në bregdet dhe më vonë në të gjithë vendin.

Sipas Meteoalb, moti do të jetë me vranësira, rrebeshe shiu dhe ministuhi ere deri  pasdite, më pas do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike fillimisht në bregdet e më vonë në të gjithë vendin.

LEXO EDHE: Ndryshim i papritur i motit, e mërkura sjell reshje shiu! Ja kur kthehen ditët me diell

Ndërkohë, më herët meteorologia Adiola Bani u shpreh se temperaturat do të kthehet në vlera më të larta në fundjavë.

“Sot dhe deri nesër në mesditë do kemi mot të kthjellët,. Pastaj do kemi shtim të vranësirave fillimisht në veriperëndim të vendit me rebeshe.

Të mërkurën do kemi shi në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në orët e vona të mbrëmjes pritet përmirësim.

Të enjten do kemi më pak reshje, duke bërë që në fundjavë. Sot do kemi temperatura 37-38 gradë.

Dita e mërkurë do sjellë rënie të ndjeshme në 31 gradë në zonat bregdetare.

Të enjten do kemi sërish rritjen ndërsa javën tjetër i nxehti do të kthehet sërish me temperatura mbi 36 gradë

Edhe vendet e rajonit do të kenë të njëjtat temperatura dhe luhatje të motit”, tha Bani. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!