“Mos i besoni propagandës, po ju gënjejnë” protestuesja ndërpret lajmet në kanalin shtetëror rus

schedule21:56 - 14 Mars, 2022

schedule 21:56 - 14 Mars, 2022

Një protestuese ka ndërprerë transmetimin direkt në televizionin shtetëror rus duke dalë me një pankartë kundër luftës pas moderatores. Në pankartën që gruaja mbante në dorë shkruhej  “Jo luftës, ndaloni luftën.”

Në pamjet e shpërndara gjerësisht në Rusi, përfshirë në aplikacionin Telegram, gruaja duket teksa shfaqet në skenë ndërsa spikerja e Channel One jepte lajmet.

“Mos i besoni propagandës, këtu po ju gënjejnë, rusët janë kundër luftës”, shkruhet po ashtu në tabelën që gruaja mbante në dorë.

Protestuesja, emri i të cilës nuk është bërë i ditur thuhet se është punonjëse e televizionit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!