“Mos harroni të jeni vetvetja”, Angelina Jolie sensuale dhe krenare pozon nudo

schedule15:27 - 7 Nëntor, 2019

schedule 15:27 - 7 Nëntor, 2019

 Në një intervistë për revistën “Harper’s Bazar”, aktorja e famshme, Angelina Jolie  ka folur pa dorashka për vështirësitë që ka kaluar në jetë. 44-vjeçarja është shprehur se ka shumë shenja të dukshme apo të padukshme që e detyrojnë njeriun të ndryshojë.

Aktorja përcjell një mesazh për të gjithë: “Mos harroni të jeni vetvetja”, ka theksuar Jolie.

Angelina Jolie ka pozuar nudo për revistën në numrin e fundit të 2019.

44-vjeçarja edhe pse nuk ka trupin e një 20-vjeçareje ndjehet krenare për të gjitha sfidat që i ka ofruar jeta.

Regjisore, njëkohësisht dhe aktiviste e të drejtave të grave, Jolie shprehet: “Trupi im ka përjetuar shumë dhimbje gjatë dekadës së kaluar, veçanërisht katër e vitet e fundit. Por me të vështira për tu luftuar janë shenjat e padukshme. Jeta ka të papritura. Ndonjëherë ti mund të lëndohesh kur shikon ata që do në dhimbje dhe s’mund të jesh aq i lirë dhe aq i hapur sa shpirti dëshiron.”

Aktorja iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë në maj 2013, në mënyrë që të zvogëlonte shanset për rrezikun nga kanceri, si edhe dhe një divorci të komplikuar me ish-bashkëshortin  Brad Pit, në shtator të 2016.

Në intervistë spikat natyra e lirë dhe e pazakontë e aktores e cila në moshën 44 vjeccare përcjell këtë mesazh: “Mos harroni të jeni vetvetja, pavarësisht asaj mund të komprometojë aftësinë tuaj për të qenë të lirë

E mbuluar vetëm nga një vello transparente, e cila tregon format e saj, aktorja zbulon veten për atë që është, brenda dhe jashtë.

Humanistja nuk e fsheh dëshirën për t’u larguar Shtetet e Bashkuara, për të jetuar ndoshta në Afrikë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!