Pak minuta më parë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se orari i lëvizjes së qytetarëve në rrugët e qytetit, është reduktuar dhe se njerëzit do të kenë mundësi të dalin nga ora 5 e mëngjesit, deri në 1 të drekës (13:00).
Kur flitet për 5-1, Tirona Fanatics nuk mund të mungonin me ironitë e tyre, për shkak të rezultatit të fundit të derbit përballë Partizanit. Bardheblutë morën një fitore të thellë 5-1 në Air Albania përballë rivalëve të tyre dhe tifo-grupi bardheblu, ka shfrytëzuar njoftimin e Qeverisë për të rikujtuar rezultatin e kësaj sfide.
“Në këto ditë të vështira dhe të pazakonta për të gjithë ne, duhet te jemi të duruar e të kujdesshëm gjatë gjithë kohës… jo neglizhent! NDËRKOHE MOS HARRONI: *5-1 është orari më i ri i lëvizjes për këmbësorët duke filluar nga dita e nesërme”, ishte postimi i Fanatics./abcnews.al