“Mos fol me telefon se ju ha dreqi”/ Përgjimet që fundosën kultivuesit e drogës në Krujë, komunikonin me ‘Walky-Talky’

schedule12:25 - 27 Maj, 2023

schedule 12:25 - 27 Maj, 2023

ABC News siguron dosjen hetimore të kultivuesve të drogës në Krujë, ku falë operacionit të SPAK u arrestuan 8 persona, ndërsa 5 të tjerë u shpallën në kërkim.

Referuar dosjes, kultivuesit komunikonin me radio ‘Walky-Talky’, nga frika e përgjimeve të telefonëve celularë.

Nga hetimi trevjeçar, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar në njësinë administrative Cudhi, bashkia Krujë, si dhe kanë shitur sasi të konsidueshme lënde narkotike cannabis sativa.

TE ARRESTUAR : Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, Skënder Velja, Saba Shehi, Vait Taka, Asim Pulaci, Xhemal Zogu, Shkëlqim Ismaili, Ahmet Pulaci,

Të dhëna të dala nga përgjimi i komunikimeve në radiot Walky-talky.

Nga komunikimet e zhvilluara mes shtetasve Bujar Sefa, Lavderim (alias Lulzim) Alimani, Asim Pulaci, Edison Xaka, Xhemal Zogu konstatohet lirshmeria ne te folur, duke menduar se nuk mund te ishin te vezhguar/përgjuar nga organet ligizbatuese, prej nga kuptoime dhe aktivititetin e tyre ne kultivimin e bimëve narkotike. Po ashtu, biseduesit tregojnë kujdes të vazhdueshëm me qëllim që në komunikimet mes tyre tëmos bëhen asnjeherë nepërmjet telefonatave të thjeshta, por vetëm me aplikacionet me internet si dhe me ane te radios, per te mos u kapur nga ndonjë përgjim i mundshëm, lidhur me aktivitetin e tyre te paligjshëm kriminal në fushën e narkotikëve.

Nga komunikimet e zhvilluara mes bashkëbiseduesve, sipas bisedës së interceptuar më date 01.09.2020, identifikohet vendi ku personi nën hetim Bujar Sefa (subjekti A), ka bërë karikimin e radios dhe evidentohet porosia që ky i fundit, i jep shtetasit te dyshuar si Xhemal Zogu për të mbajtur vazhdimisht nën monitorim parcelat e mbjella me bimë narkotike dhe interesohet nëse punonjësit e policisë kanë bërë apo jo prerje të tyre.

Konstatohet kujdesi i vazhdueshëm që tregojnë bashkëbiseduesit me qëllim që komunikimet mes tyre të mos bëhen asnjëherë përmes telefonatave të thjeshta, por vetëm me aplikacionet me internet si dhe me anë të radios, për të mos u kapur nga ndonje pergiim i mundshëm, lidhur me aktivitetin e tyre te paligishëm kriminal në fushën e narkotikëve që po zhvillojnë:

Pjesë nga përgjimet: (A: personi nën hetim Bujar Sefa B: personi nen hetim Xhemal Zogu)
A- Jam tu kariku 20 minuta telefonin ke karburanti Ram Vulges’ n’ Noj?
B- Mire mire
A-Interesohu hap syt, pash kret e familjes, rri sa ma afer bimeve ta di, mos t’merren me rob tu fol kot.
B – Po unë te bej mesazh ne telefon a nai gjo?
A – Po ca mesazh o burr po ke radion, se citu jam ke karburanti Ram Vulges. Ti vec mjep, shef bimet e veç m ‘jep ok, a i kane pre a si kane pre, cita du prei teje.
B – Ne rregull jane o Bujar thjesht jane ne rregull. A – …Ska per ti pre kush ma per Zotin…… Folni njehere me Ismetin?, folni njehere

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!