“Mos e kini merak, kanë presidentin ata”, Dede e Canaj skanojnë Bylisi-Tirana

schedule23:30 - 1 Qershor, 2020

schedule 23:30 - 1 Qershor, 2020

Nevil Dede dhe Agim Canaj, gjatë emisionit “Pressing” në ABC News, analizuan përballjen mes Bylisit dhe Tiranës, që luhet ditën e mërkurë. Ish-trajneri i bardhebluve, u shpreh kështu: “Bylisi është pak më i favorizuar se Tirana. Janë ekip agresiv dhe do kërkojnë të marrin maksimumin. Kot nuk e përmendin diferencën e prej pikëve, pasi një fitore i afron.

Ata kanë gabuar vetëm në muajin shkurt. Mund të ishin aty ku ndodhet Lacci, në vendin e tretë. Presin pastaj edhe Teutën. Nëse nuk i marrin 6 pikë, bëhet e vështirë për ta. Tirana edhe me barazim është në rregull. Kam dëgjuar atë që tha Demi, i cili u shpreh se e ka uruar Tiranën për titullin. Deri në javën e pestë përballët me Kukësin. Nëse rikuperojnë 5-6 pikë, atëherë hapet gjithçka”.

“Them se janë të avantazhuar, pasi kanë qenë zonë e gjelbër dhe janë stërvitur. Trajneri është sllav, që i përgatit fizikisht. Ata bëjnë presing ultraofensiv. Do ma kujtoni kush do ketë grinte më shumë. Tirana mund të shkojë edhe për një barazim. Bylisi ka ritëm më mirë. Tirana është e para se ka kontrolluar lojën, ka goditur portën më shumë dhe ka shënuar. Me meritë janë të parët”.

Më pas e mori fjalën Canaj: “E kam drejtuar Bylisin në periudha të caktuara. Më ka bërë përshtypje organizimi, investimi. Është menduar për më gjatë, që të arrijnë një objektiv konkret. Janë të motivuar totalisht kur kanë një ndeshje direkte. Gjithmonë Bylisi ka dominuar me Tiranën.

Jo në histori, por në ndeshje të caktuara. Janë ekip që motivohen shumë. Normalisht u mungon publiku. (‘Mos e kini merak, se kanë presidentin. Është lojtar i fortë’, ndërhyn Dede). Pati një moment që dolën jashtë vetes. Ka shumë elementë në psikologjinë e tyre në lidhje me arbitrat”. /abcnews.al