“Mos e keqtrajtoni më”, shpërthen gruaja e Rakitic!

schedule13:33 - 3 Tetor, 2019

schedule 13:33 - 3 Tetor, 2019

Ivan Rakitic kishte mundësinë të transferohej te PSG një vit më parë, por zgjodhi të qëndronte te Barcelona. Trajneri Ernesto Valverde e konsideronte pjesë të rëndësishme të ekipit, kurse tani gjërat kanë ndryshuar dhe kroati po luan shumë pak.

Së fundmi në mbrojtje të tij ka dalë bashkëshortja,  Raquel Mauri. Ajo ka gjuajtur rastin, kur gazetari Manu Carreno i Cadena SER, ka publikuar një artikull me titullin: “Ju nuk mund ta keqtrajtoni më këtë lojtar”. Mauri ka bërë më pas një postim në llogarinë e saj në “Instagram” .

“Edhe ti nuk dorëzohesh, je një shembull i këmbënguljes, mençurisë dhe profesionalizmit. Për të gjitha këto të dua. Je i mrekullueshëm dhe askush nuk mund ta ndryshojë këtë”, shkruan bashkëshortja e Rakitic. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!