“Mos e bëfshi pikën e hajrit me këtë sjellje”, Land Hysi revoltohet ndaj pushuesve në plazh

schedule20:18 - 18 Gusht, 2020

schedule 20:18 - 18 Gusht, 2020

Këngëtari i njohur Roland Hysi ka reaguar ashpër pasi është përballur me një situatë të pakëndshme teksa ndodhej në plazh. Përmes disa videove që ka ndarë në Instagram, ai shprehet i revoltuar ndaj pushuesve që kanë ndotur ambientin me mbeturina, ndërsa shkruan “mos ardhshi më këtu e mos e bofshi pikën e hajrit asgjëkundi me këtë sjellje.”

“Shqipëria është një vend jashtëzakonisht i bukur por me sjellje të tilla nuk kemi për të shkuar asgjëkundi. Dhe nuk mund t’i kërkojmë as qeverisë dhe as një dreqi na bëj këtë dhe atë. Nëse ti vjen vëlla ose motër për qejf dhe shkakton këtë lloj mënxyre këtu, je një derr që ai tjetri dhe qeveria do të thotë nuk kam çfarë të të bëj se je një derr.

Prandaj kujdesuni për ambientin, pini, bëni qejf dehuni por mos lini kështu menderosje nga pas, Këto gjërat tuaja po ua heq unë sot, por thirrini mendjes legena.”, dëgjohet të thotë Landi në video, duke treguar dhe pamje nga ambienti. /abcnews.al/