“Mos dorëzojmë fatin tonë në Beograd”, Berisha thirrje për protesta: Rama duhet të rrinte azilant në Francë

schedule11:46 - 22 Qershor, 2022

schedule 11:46 - 22 Qershor, 2022

Ish-kryeministri Berisha ka bërë thirrje për protestë të fuqishme kombëtare lidhur me deklaratën e djeshme të kryeministrit Rama për sa i përket pjesëmarrjes në samitin e BE. Gjatë një diskutimi me ekspertë, diplomatë dhe gazetarë me temë “Sfidat e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian”, Berisha theksoi se një person i vetëm nuk mund të luajë me fatin e shqiptarëve, dhe nuk duhet të lejojmë që fatin e vendit tonë t’ia dorëzojmë Beogradit.

Berisha: Çdo ditë që ne nuk i dalim zot fatit tonë, vetes sonë , por lejojmë që një aventurier i tillë të shkelmojë mbi identitetin tonë, mbi ëndrrën tonë ne bëhemi përgjegjës. Ai dje u nis turist në Francë. Normalisht ai s’do kthehej më, ai duhet të rrinte atje azilant me aktin që po përjeton. Dhe atje nëse do t’i jepnin azil, do shkonte në Beograd me siguri pastaj. Ndaj dhe ju jeni personalitete, ekspertë me njohuri të thella në këtë fushë, por sot është thirrja më kryesore, të ngihemi dhe të përballemi. Mos dorëzojmë fatin tonë në Beograd. Për mua nuk ka arsye më të fortë se kjo për tu ngritur. U tejkalua çdolloj kufiri dhe imagjinate.

Berisha u shpreh se ky është një motiv për të thirrur një protestë të fuqishme. Sipas tij, nuk mundet kurrë një person të luajë me fatin e Shqipërisë./Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!