“Mos dilni, mos dilni!”/ Anglezit Kyle Walker ia nxjerr bojën një eskortë

schedule12:40 - 5 Prill, 2020

schedule 12:40 - 5 Prill, 2020

Kyle Walker ka thyer rregullat e karantinës, duke ftuar në shtëpinë e tij dy eskorta. Ai i ka paguar 2200 sterlina vajzat dhe është argëtuar me të për rreth tre orë dhe gjithçka është zbuluar. Autoritetet britanike kanë qenë të qartë, duke kërkuar që të mos ketë lëvizje, por kjo nuk do të thotë të ftosh të panjohur në shtëpi.

Sjellja e lojtarit të Manchester City sigurisht që e ka tërbuar klubin e Premier League. Pritet që për Ëalker të ketë edhe masa. Edhe në të shkuarën ai ka pasur probleme të kësaj natyre, teksa u nda nga Annie Kilner, e dashura e tij për shumë kohë. Shkak u bë se e tradhtoi me modelen Lauryn Goodman, të cilën e la shtatzënë verën e shkuar.

Ironia në gjithë historinë e Kyle është fakti që pasi kishte bërë një festë në shtëpinë e tij, disa orë më pas doli dhe u kërkoi njerëzve të respektojnë rregullat e vendosura nga autoritetet për karantinën. Louise McNamara, 21 vjeçe, dhe një 24-vjeçare braziliane ishin të ftuarat e mbrojtësit të City.

E para edhe është prononcuar për The Sun: “Kyle duhet të dijë mirë. Në një anë fton të huaj në shtëpinë e tij për seks dhe ditën tjetër u thotë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi për të qenë të sigurt. Ai është një hipokrit dhe i vë njerëzit në rrezik”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!