“Mos dhuroni këpucë për Krishtlindje”, teologu tregon të fshehtat e bestytnive më të pazakonta

schedule11:08 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 11:08 - 22 Dhjetor, 2021

Teologu Miron Cako, gjatë një interviste për moderatorin Alban Musa në “Abc-ja e mëngjesit” tha se Krishtlindjet janë kthyer në një festë komerciale, ku shumë njerëz, që nuk i përkasin besimit të krishterë, festojnë pa ditur përmbajtjen. Ai u ndal gjithashtu dhe disa bestytni që njerëzit i kanë me këtë festë.

Mos iu dhuroni njerëzve të afërt këpucë për Krishtlindje. Mendohet se personit që i bëni dhuratën shumë shpejt do të largohet nga jeta juaj.

“Është bestytni. Krishtlindja është një festë e dhuratave sepse vetë Perëndia dhuroi birin e vet. Dhuratat është mirë që t’i dhurojmë për njerëzit që janë nevojë.”, tha teologu.

Keku i Krishtlindjes gjatë shekullit të XIX konsumohej në vigjilje të Krishtlindjes. Nëse keku pritej përpara se dita të agonte do të sillte fat të keq. Një copë duhet të ruhet edhe për ditën e Krishtlindjes.

Traditat e ndryshme kanë forma të ndryshme të festimit të Krishtlindjeve dhe nuk ka ëmbëlsira të shenjta. Për Krishtlindje janë kolendrat, gurabije që marrin fëmijët dhe shkojnë duke kënduar nëpër shtëpi këngën e Krishtlindjeve. Nuk ka asgjë të shenjtë.

Shtëpia do të jetë e bekuar nëse personi i parë që e viziton është me flokë të zeza.

Nuk qëndron, është bestytni.

Fëmijët e lindur në ditën e Krishtlindjes do të kenë fat të mirë.

Është bestytni nëse e shikojmë si një ditë fatsjellëse. Nëse fëmija lindi në ditën që lindi dhe Krishti patjetër që është i bekuar.

Disa njerëz në Greqi djegin këpucët e tyre për të parandaluar fatin e keq për vitin që vjen. 

Është bestytni.

Për të pasur shëndet të mirë në vigjilje të Krishtlindjes duhet të konsumosh një kokërr mollë.

Nuk ka fuqi magjike. Nëse do të bekohesh për Krishtlindje, Krishti duhet të të bekojë.

Pas natës së 12-të të Krishtlindjes zbukurimet duhet të hiqen, sepse në këtë mënyrë sjellin fat të mirë.

Zbukurimet fillojnë me datën 6 Dhjetor dhe hiqen me 6 Janar.

/abcnews.al