Monolog nga Adriatik Lapaj
Sot kam për të ndarë diçka me ju. Shpesh është krijuar bindja që ne i presim gjërat nga jashtë, nga të tjerët.
Mos prisni nga të tjerët, luftoni vetë, debatoni vetë! Ankohuni vetë! Protestoni vetë! Mos u bindni! Mos i delegoni fatet tuaja tek të tjerët!
Mos i ngarkoni askujt tjetër përgjegjësitë tuaja. Sepse duke i deleguar të tjerëve fatet dhe përgjegjësitë tuaja, u jepni fuqi, të cilat pastaj vendime që bien mbi ju. Kjo nuk duhet të ndodhë.
Duke mos i deleguar të drejtat e tua, por duke i përdorur në përditshmëri të drejtat e tua, duke luftuar për të drejtat e tua, ti ke mundësinë që t’u japësh atyre vlerë. Ti ke mundësinë që të mos zhgënjehesh, sepse ti nuk mund ta zhgënjesh veten tënde.
Ndaj luftoni vetë, përballuni vetë, kërkojini të drejtat tuaja vetë!