‘Reforma në drejtësi është nga më të rëndësishme’, u shpreh kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij në “rubrikën Sy më Sy”.
Gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjeve apo pretendimeve se PS nuk ka një program qeverisës, duke nënvizuar se programi është i detajuar në çdo fushë dhe se vëmendje të madhe kanë marrë edhe negociatat me Bashkimin Europian.
“Ne kemi programin qeverisës të detajuar në çdo fushë. Ne jemi në negociata me BE. Mos dëgjoni bufin e kënetës, ikni nga këneta për shëndetin tuaj mendor dhe të arsyes tuaj”, u shpreh ai.
Po ashtu Rama nuk kurseu kritikat ndaj opozitës, duke thënë se në listat e mbyllura qytetarët do të shohin se kanë pjesë “këneta”.
“Do ta shikoni në 11 maj, mjafton të shikoni listat e mbyllura dhe aty do të shihni kënetën”, tha Rama.
/abcnews.al/