Mos blini iPhone tuaj të ardhshëm, merreni me qira!

schedule16:28 - 31 Mars, 2022

schedule 16:28 - 31 Mars, 2022

APPLE thuhet se aktualisht është duke punuar në një shërbim abonimi për pajisje të ndryshme hardueri, duke filluar me iPhone, sipas Bloomberg. Ky format do t’i lejonte përdoruesve të merrnin me qira një pajisje të ndryshme  për një kohë të caktuar. Kjo mund të ketë të bëjë edhe me produkte të tjera, të tilla si iPad apo edhe disa kompjuterë Mac.

Produkte të tjera si iCloud ose Music, Apple së shpejti mund të ofrojë një sistem ku përdoruesit mund të hapin një llogari dhe rregjistrohen online. Nëse ndodh, firma mund ta kthejë me kokë poshtë tregun e telefonave celularë. Për një tarifë abonimi mujor, me një afat minimal prej 12 ose 24 muajsh, përdoruesit mund të kenë iPhone-in më të fundit, me mundësinë.

Për përdoruesit, procesi i abonimit mund të jetë po aq i thjeshtë sa për çdo shërbim tjetër të Apple, falë ID-së së tyre unike të Apple. Mbetet për t’u parë nëse një shërbim i tillë do të ishte financiarisht i favorshëm për konsumatorët në planin afatgjatë, edhe me garancinë për të pasur një model të përditësuar vazhdimisht.

Ende, nisma nuk është konfirmuar nga Apple dhe Bloomberg nuk ka përmendur ndonjë çmim të mundshëm. Megjithatë, duket se ky projekt mund të mos dilte në treg para vitit 2023./abcnews.al