Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) këtë të shtunë ka bërë me dije përmes një postimi në Twitter se kanë bllokuar shumë përdorues pas tërmetit që goditi Bosnjën një natë më parë.
Sipas EMSC një vendim i tillë është marrë për shkak të postimeve të shumta fyese, fyerjeve politike dhe parashikimeve të rreme të tërmeteve.
“Kemi bllokuar sërish shumë profile orët e fundit. E përsërisim: Mos e përdorni aplikacionin për pretendime për parashikimin e tërmeteve sepse një gjë e tillë është e pamundur, mos shkruani komente politike dhe ofenduese përndryshe do të bllokoheni. Faleminderit “, shkruan EMSC.
Ndër të tjera ka theksuar se shumë nga përdoruesit përdorin informacionin e EMSC-së dhe bënin parashikime për tërmete të tjerë.
“Me siguri do të dëgjoni disa njerëz të shpjegojnë se e kishin parashikuar këtë tërmet. Qëndroni larg tyre, ata ose janë sharlatanë ose po mashtrojnë për të rritur më tej ankthin tek popullata. Fatkeqësisht, shkenca ende nuk mund të parashikojë tërmetet”, thuhet në deklaratë./abcnews.al
We have again blocked a number of accounts in the last few hours. We repeat our policy: do not associate @Lastquake and use its visibility to claim earthquake prediction as it does not exist, do not make political or offensive statements or you will be blocked. Thank you
— EMSC (@LastQuake) April 23, 2022