“Mos bëj viktimën”, modelja ruse i përgjigjet Don Xhonit: Do të të bjerë maska e djalit të mirë

schedule19:00 - 5 Prill, 2022

schedule 19:00 - 5 Prill, 2022

Vijojnë replikat në distancë mes Don Xhonit dhe ish të dashurës ruse, Ariana Lirey. Modelja konfirmoi ditën e sotme se është ndarë me reperin nga Kosova. Ky i fundit konfirmoi ndarjen pak minuta më parë duke postuar një mesazh në Instastory.

Krijuesi i hitit “Crypto” theksonte se edhe pse romanca e tyre ka përfunduar, ai vazhdon të ketë respekt për modelen. Mes të tjerash, Don Xhoni këshillonte që të mos luajë viktimën dhe të mos bëjë drama në Instagram pasi nuk është një person i tillë.

Zyrtarisht të lidhur, Don Xhoni dhe modelja ruse Ariana Lirey ndajnë pozat e para – ArkivaNews

“Shpresoj të jesh e lumtur me jetën tënde dhe Allahu ta bekojë zemrën tënde! E di që nuk je një njeri i keq kështu që mos u sill në këtë mënyrë. Të lutem mos bëj drama dhe mos luaj viktimën në Instagram. Ka marrë fund, duhet ta kalosh! Boluchka”, shkroi mes të tjerash ai.

Pas kësaj ka ardhur dhe reagimi i modeles. Ajo shprehet: “Faleminderit për postimin prekës, por e dimë të dy se përse e keni shkruar. Ti je mësuar që të jesh i admiruar nga të gjithë, andaj qëndro me këtë. Ti bën muzikë të mirë, por do të hiqet maska e djalit të mirë.

Modelja ruse poston foto nga banjo bashkë me Don Xhonin - Bota Sot

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!