“Morrison ishte më i mirë se Pogba, dështoi nga mënyra e jetesës”

schedule12:41 - 3 Maj, 2020

schedule 12:41 - 3 Maj, 2020

Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, është rikthyer të flasë për kohën e tij tek “Djajtë e Kuq”. Në një prononcim për “Times”, sulmuesi kujton talentin Ravel Morrison, për të cilin të gjithë kishin pritshmëri të mëdha.

“Më kujtohet Ravel dhe ai i kishte të gjitha premisat për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij. Ishte thjesht fantastik. Kishte shumë besim tek vetja, sa provoi ta kalonte një mbrojtës si Nemanja Matic nga shalët dhe ai ia doli me sukses plot tre herë radhazi brenda një minuti”, kujton anglezi.

”Ajo që e dëmtoi atë ishte stili i tij i jetesës. Në atë kohë sapo kishin ardhur në ekipin e parë lojtarë si Paul Pogba apo Jesse Lingard, por Ravel ishte mbi nivelin e tyre. Ka disa lojtarë si për shembull Gary Neville që kanë punuar shumë për të qëndruar në nivele të larta.

Gary punonte çdo ditë, pasi vetëm ajo është rruga drejt suksesit. Kjo ka qenë dhe parimi i Sir Alex Ferguson”, mbyll ish-kapiteni i kombëtares angleze. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!