Në ditët e fundit të vitit dogana e Morinës ka marrë ngarkesën më të madhe të fluksit të udhëtareve. Vetëm mesditën e kësaj të enjte u regjistruan rreth 27 mijë shtetas në hyrje e dalje të territorit të Shqipërisë. Shumë nga ata kaluan kufirin drejt qyteteve të Shqipërisë, kurse një pjesë po përdorin Rrugën e Kombit si tranzit për në Portin e Durrësit drejt Italisë, Gjermanisë, Zvicrës e vendeve të tjera të Perëndimit. Fluks i lartë është shënuar edhe drejt Kosovës me qytetarët që po kthehen nga Perëndimi për të kaluar Vitin e ri pranë familjeve të tyre në Kosovë. Policia kufitare e Shqipërisë po bashkëpunon ngushtë me atë të Kosovës për të krijuar lehtësira gjatë kalimit të shtetasve në dy anët e kufirit./abcnews.al
Morinë, vazhdon fluks i udhëtarëve në dy anët e kufirit
schedule14:42 - 28 Dhjetor, 2017
schedule 14:42 - 28 Dhjetor, 2017