Morinë/ Tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë mbi 32 mijë euro, procedohet 37- vjeçari

schedule10:30 - 26 Gusht, 2023

schedule 10:30 - 26 Gusht, 2023

Në pikën kufitare të Morinës është goditur një rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave.

Një 37-vjeçar ka tentuar të fusë ilegalisht në vendin tonë, 32,450 euro dhe 140 000 lekë shqiptare.

Policia ka sekuestruar shumën monetare në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Morinë/Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pikën e kalimit kufitar.

Tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë, 32 450 euro dhe 140 000 lekë, procedohet penalisht 37-vjeçari.

Sekuestrohet shuma monetare.

Në kuadër të intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, nga Policia Kufitare e Morinës, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasi  37 vjec.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur 32 450 euro dhe 140 000 lekë të rinj, të cilat shtetasi  po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVKM Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin  37 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!