Pasditja e së mërkurës i gjeti drejtuesit e automjeteve që transportojnë mallra nga Shqipëria drejt Kosovës në radhë të gjata pritjeje për të kaluar kufirin në Morinë.
Bllokimi për orë të tëra i qindra automjeteve u bë nga pala kosovare.
Për drejtuesit e mjeteve, kjo ka qenë e papritur pasi nuk u kishte ndodhur më parë.
Burime jozyrtare pohuan për ABC News se nuk bëhet fjalë për probleme teknike të doganës së Kosovës. por ata e justifikojnë këtë ngërc me përfundimin e kontratës së terminalit doganor në Prizren dhe se procedurat sipas tyre duhet të kryhen në terminalin e Prishtinës.
Pjesa më e madhe e drejtuesve të mjeteve thonë se nuk kanë informacion se çfarë e ka shkaktuar këtë bllokim në kufi nga pala kosovare./abcnews.al