Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Morina e Lufo në kor: Japim maksimumin, tifozë na mbështesni!

schedule10:41 - 5 Nëntor, 2019

schedule 10:41 - 5 Nëntor, 2019

Shqipëria përballet me Skocinë më 8 nëntor dhe sot para mediave kanë dalë dy futbollistet e kombëtares së drejtuar nga Armir Grima. Geldona Morina dhe Esi Lufo analizuan kundërshtarin e radhës, që pranohet se është shumë i fortë.

Mesfushorja Morina ka deklaruar: “Do të jetë një sfidë e vështirë ajo ndaj Skocisë. Ne do të luftojmë për të bërë më të mirën. Fitorja ndaj një kundërshtari të fortë si Skocia, matet edhe nga mënyra sesi luajmë apo prezantohemi në fushën e blertë. Ndeshjen e fundit që kemi luajtur ndaj të njëjtit kundërshtar kemi humbur me rezultatin e ngushtë 2-1. Ndonëse kemi humbur, ne kemi bërë një paraqitje shumë të mirë”.

“Dje jam bashkuar me skuadrën dhe atmosfera në ekip më duket e mirë. Kështu ka qenë gjithmonë, ne kemi harmoni. Me ardhjen e profesor Mirit (Armir Grimës) jemi ndjerë shumë mirë. Gjatë kësaj kohe që ai nuk ka qenë me ne, kemi luajtur edhe për të. Shpresojmë të marrim një rezultat të kënaqshëm në ndeshjen e radhës”, u shpreh Morina.

Më pas foli edhe Esi Lufo: “Jemi të motivuara dhe e vlerësojmë kundërshtarin. Do të bëjmë maksimumin, që në këtë ndeshje të marrim një rezultat pozitiv. Sa i përket rezultatit, dëshiroj që më shumë t’ia lëmë fushës. Gjithsesi edhe një lojë e mirë do të ishte e kënaqshme për ne”.

“Për mua është hera e parë që grumbullohem me profesor Grimën, por kam dëgjuar nga vajzat fjalët më të mira. Atmosfera këtu është për t’u admiruar. Tifozët duhet ta ndjejnë si detyrim që të na mbështesin. Si vajza që jemi, përkrahja e tyre në shkallët e stadiumit është shumë motivuese. Ndaj edhe gjej rastin t’i ftoj”, përfundoi Lufo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!