Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mori surprizën e këndshme për ditëlindje nga Orinda Huta, Xhemi Shehu bën komentin epik

schedule09:21 - 4 Janar, 2021

schedule 09:21 - 4 Janar, 2021

Xhemi Shehu feston sot 38-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të rëndësishme për të, një urim të veçantë nuk kishte si të mos e merrte dhe nga Orinda Huta, me të cilën ka treguar se gëzon një raport mjaft të mirë.

Orinda ka përmbledhur nga kujtimet më të bukura me moderatoren në një video, krahas së cilës ka shkruar: “Ajo që është plot dritë edhe kur bëhet me nerva, ka ditëlindjen sot! Gëzuar ditëlindjen dashuri! P.s ta kam vënë vetë këtë këngën që mos hapësh më shazamin sa herë luhet”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)

I menjëhershëm ka qenë dhe urimi i Xhemit e cila ka shkruar: “Kjo po që ishte surprizë! Ta dija se për çfarë më paske xhiruar gjithë këto kohë do isha sjellë pak më mirë. Edhe unë të dua shpirti. P.s. Këngën prapë do e kërkoj sepse nuk ja fiksoj titullin në botë (mosha)”, ka shkruar Shehu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!