Mori ryshfet për të mos dënuar Ermir Llagaçin/ SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish oficerin e Policisë Gjyqësore Tiranë

schedule14:22 - 27 Shkurt, 2024

schedule 14:22 - 27 Shkurt, 2024

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar pë gjykim ish-oficerin e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës, Fatbardh Lala.

Lala akuzohet nga SPAK se në këmbim të 50 mijë lekëve ka premtuar se do të ushtronte ndikim te një prokuror dhe gjyqtar për të lehtësuar pozitat e shtetasit Ermir Llagaçi në një proces penal, si dhe ka nxjerrë akte sekrete.

Hetimet jane mbyllur edhe për Ermir e Tefta Llangaçi që i dhanë shumat monetare Lalës.

SPAK thotë se pavarësisht se OPGJ-ja e ka marrë vlerën monetare, ai nuk ka arritur të ndikojë të prokurori dhe gjyqtari, pasi Ermir Llagaçi është dënuar me burg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!