Egnatia ia doli të siguronte fitoren e parë në këtë sezon në kampionat, teksa mposhti Laçin në shtëpinë e tij.
Një fitore që vjen pas 2 humbjeve, me Edlir Tetovën që për “Oversport” se pas këtij triumfi skuadra e tij është çliruar dhe se më në fund është shpërblyer loja e mirë e të tijve.
“Jemi çliruar tani, sepse pavarësisht humbjeve kishim luajtur mirë në dy sfidat e para. Përqendrimi na ka munguar në ato sfida, pasi kemi pasur raste të mira shënimi.
Ndeshja ishte me dy tablo. Në pjesën e parë kishim probleme me lojtarët e huaj, që të ruanin pozicionet. Në pjesën e dytë u kërkova që të ishin në ekuilibër dhe ia arritëm. E kemi pasur ndeshjen në kontroll gjatë gjithë ndeshjes dhe falë kësaj arritëm suksesin.
Ndryshuat skemën, do vazhdoni kështu? Ne kishim nevojë për pikë. Vinim nga ndeshje të mira, por pa rezultate. Skema nuk ndikon shumë, por ishim më të prirur drejt kundërsulmit”, ka thënë Tetova. /f.a/abcnews.al