Mori peng ish të dashurën e kërcënoi të hidhte banesën në erë, arrestohet autori në Athinë

schedule19:39 - 1 Janar, 2022

schedule 19:39 - 1 Janar, 2022

Situata e pengmarrjes në qendër të Athinës ka marrë fund pa asnjë të lënduar. Mediat në vend raportojnë se autori është arrestuar. Bëhej fjalë për një burrë i cili kishte rrëmbyer ish-partneren e tij nga shtëpia e saj në Galatsi dhe e kishte çuar në banesën e tij në Athinë.

Për disa orë me radhë ai kërcënoi se do të hidhte në erë ndërtesën duke përdorur një bombol gazi. Policia arriti që ta neutralizonte pengmarrësin pasi një nga efektivët arriti që të futej në shtëpi dhe ta arrestonte. Ndërkohë, raportohet se e reja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ngjarja ka nisur pasditen e së shtunës. Sipas dëshmisë së motrës së viktimës, dyshja patën një zënkë serioze dhe më pas ai e dhunoi dhe e kërcënoi me thikë. Pallati u evakuua për masa paraprake, ndërsa në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, negociatorë dhe zjarrfikësja. /abcnews.al/