Imami i xhamisë së qytetit në Klinë, Blerim Musliu dha një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, pasi gjeti një zarf me 500 euro në derën e shtëpisë së tij. Ky gjest i veçantë nga personi anonim surprizoi Hoxhën, i cili e ndau lajmin në Facebook, ku theksonte se paratë duhet të shkonin për njerëzit në nevojë.
“Ne dhe gjatë Ramazanit shtojmë intensiteti i bamirësisë, ngaqë njeriu më afër se kurrë e ndjen nevojën e ushqimit dhe pijes. Është një përjetim i përbashkët me të varfrit dhe me ata që e kanë Ramazan tërë jetën e tyre për shkak të kushteve të vështira.
Gjatë kësaj periudhe kohore ka pasur probleme të shtuara për shkak të çmimeve dhe njerëzit kanë nevojë. Mundohemi të bëjmë një ndërlidhje mes tyre që kanë dhe atyre që nuk kanë. Dera tek ne troket vazhdimisht për të kërkuar ndihmë, jo vetëm në aspektin financiar por dhe në atë shpirtëror.
Krahas aspektit shpirtëror, ne merremi dhe me ndihmat financiare dhe pse kjo padyshim duhet të jetë punë e organeve shtetërore. Atë ditë mendova se do të jetë një trokitje e zakonshme që dikush do të kërkojë ndihmë. Befas kur hap derën nuk shoh asgjë.
Shoh një zarf, e hap dhe pastaj vijnë emocionet e veçanta, të cila nuk i përjeton njeriu shpesh. Gjej 500 euro, pjesa e parë është e dedikuar dhe tregon personi se ku të çohen 100 euro ndërsa për 400 euro lë një mesazh të shkurtër. Dërgoja atyre që kanë nevojë, nuk ka nevojë të dihet se kush janë.
Këtu janë emocionet e brendshme që të sillen ndërmend shumë gjëra. Kam thënë ky zarf fsheh një brendësinë e tij sinqeritetin dhe përgjegjësinë. Sinqeritetin për atë që e ka bërë një veprim të tillë pasi dëshiron të mbetet anonim.”, tha ai. /abcnews.al