Sergio Ramos u përjashtua në ndeshjen ndaj Lorient pasi u ndëshkua me dy kartona të verdhë në 4 minuta. Fillimisht minutën e 81 dhe më pas në të 85 për ndërhyrje të parregullta ndaj kundërshtarit.
Gjithçka u bë e vështirë për PSG në ato momente që gjithësesi ia doli të shënonte një gol në minutat e fundit me Icardit për të marrë një pikë.
Pas ndeshjes, spanjolli shkroi një mesazh në Tëitter ku shpreh pendim për atë që ndodhi, por gjithashtu u përpoq të nxirrte një leksion pozitiv që të mos përsëritet më. “Sot është një ditë e re për të mësuar. Nesër është një ditë e re për t’u përmirësuar. Gjithmonë duke parë përpara. Ne vazhdojmë!“, shkruan ai. /abcnews.al
Hoy es un nuevo día para aprender; mañana es un nuevo día para mejorar. Siempre mirando hacia delante. ¡Seguimos! ?
Today is a new day to learn; tomorrow is a new day to improve.
Always onwards! ?#AllezParis pic.twitter.com/M017BepiME— Sergio Ramos (@SergioRamos) December 22, 2021