Mori “fshehurazi” drejtimin e disa ministrive gjatë pandemisë, ish-kryeministri akuzohet për “sjellje diktatoriale”

schedule15:39 - 17 Gusht, 2022

schedule 15:39 - 17 Gusht, 2022

Ish-kryeministri australian Scott Morrison ka marrë një sërë thirrjesh nga parlamenti i vendit për të dhënë dorëheqjen pasi daljes së lajmit se kishte marrë në mënyrë të fshehtë drejtimet e disa ministrive gjatë mandatit të tij si kryeministër.

Morrison ka refuzuar të tërhiqet ndërsa vendimin e tij, që e ka marrë gjatë pandemisë, e mbrojti si “të nevojshëm” pasi është marrë në “kohë të jashtëzakonshme.”

Ish-kryeministri australian është aktualisht anëtar i parlamentit për Cook në New South Wales. Publikimi i fakteve shkaktoi bujë në publik dhe mes kolegëve të tij, ndërsa një prej tyre e cilësoi sjelljen e tij si “diktatoriale”.

Morrison u bë ministër i përbashkët për portofolin e shëndetësisë nga marsi 2020, dhe për financat, thesarin, punët e brendshme dhe burimet nga maji 2021.

Në një konferencë shtypi të mërkurën, ai mbrojti vendimin e tij duke thënë se “po vepronte në interesin kombëtar në një krizë” në rast se një ministër rezultonte të ishte i paaftë për t’u përballur me krizën e shkaktuar nga Covid-19.

Morrison shtoi se ai kurrë nuk ka vepruar si ministër pavarësisht se ishte betuar fshehurazi në ato portofole.

“Unë nuk udhëzova asnjë departament që të kisha juridiksion për kryerjen e ndonjë prej çështjeve me të cilat ministrat po merreshin në baza ditore,” tha ai. /abcnews.al/