Mori fëmijën e mitur dhe iku jashtë Shqipërisë pa lejen e bashkëshortit, në kërkim 35 vjeçarja

schedule12:03 - 1 Prill, 2022

schedule 12:03 - 1 Prill, 2022

Një 34 vjeçar nga Vlora ka denoncuar në polici marrjen e fëmijës nga bashkëshortja e tij dhe largimin nga Shqipëria.

Në njoftimin e uniformave blu bëhet me dije se shtetasi L.K. 34 vjeç ka kallëzuar në polici bashkëshorten e tij 35 vjeç pasi kjo e fundit është larguar nga Shqipëria, së bashku me fëmijën e tyre 3 vjeç, dhe nuk është kthyer më.

Sipas policisë mbi këtë shtetase rëndon vepra penale “Marrja e padrejtë e fëmijës”.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Marrja e padrejtë e fëmijës”, për shtetasen E. K., 35 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, shtetasi L. K., 34 vjeç, se kjo shtetase është larguar nga Shqipëria, së bashku me fëmijën e tyre 3 vjeç, dhe nuk është kthyer më’, bëhet me dije nga policia./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!