Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mori dy poste, Gjiknuri: Sfidë dhe përgjegjësi e madhe për mua

schedule13:04 - 2 Shtator, 2021

schedule 13:04 - 2 Shtator, 2021

Përgjegjësi dhe sfidë të madhe e ka cilësuar Damian Gjiknuri detyrën e tij të re si drejtues politik i qarkut të Elbasanit, por edhe atë të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste.

Dy postet, Gjiknuri ia ka marrë Taulant Ballës, ndërsa në një prononcim për mediat u shpreh se do të çojë përpara punën e mirë që është bërë në këtë qark. I pyetur nëse priste poste ministrore, ai tha se nuk ndjen shqetësim për pozicione të tilla.

Lexo edhe: I mori Elbasanin, Balla thumbon Gjiknurin: Atje s’bien tërmete, jam deputeti më i votuar

“Është një detyrë e vështirë. Do të bëj më të mirën e mundshme për ta çuar përpara atë punë të mirë që është nisur. Është një sfidë e mirëpritur. Unë kam pas lidhjet e mia me Vlorën dhe aty kam pas rezultat të shkëlqyer.

Nuk ka rëndësi pozicioni, është një sfidë e madhe dhe e mirëpres. Kjo është një pritshmëri e mirë edhe për mua, nuk kam asnjë shqetësim,” tha Gjiknuri. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!