Mori dy plumba në trup por ishte i vetëdijshëm, ky është Behar Sofia që ekzekutuan me silenciator në Tiranë

schedule13:20 - 25 Shkurt, 2021

schedule 13:20 - 25 Shkurt, 2021

Behar Sofia, një emër mjaft i njohur për policinë dhe drejtësinë, u ekzekutua në një atentat mafioz mëngjesin e sotëm vetëm pak metra larg shtëpisë në mes të Tiranës.

66-vjeçari jetonte pranë një qendre tregtare në buzë të lumit Lana në një zonë shumë të populluar në kryeqytet dhe ka dalë prej banesës pak minuta para se ta qëllonin me silenciator duke e lënë të shtrirë mes pellgut të gjakut në trotuar.

Sofia mbeti i plagosur për disa minuta në trotuar deri sa erdhi autoambulanca për ta çuar në spital, por ndërroi jetë rrugës. Siç vërehet edhe në fotot e siguruara nga abcnews.al, Sofia ka qenë i vetëdijshëm për disa minuta pasi u qëllua duke kërkuar edhe ndihmë pasi mori dy plumba në trup.

Pranë tij duken edhe një numër i madh forcash policie, të cilët siguruan perimetrin e sigurisë në pritje të autoambulancës.

Ai është një personazh i njohur pasi rezulton i arrestuar më herët për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa gjatë viteve të fundit bizneseve të tij në Tiranë i kanë vendosur shpesh lëndë ekskplozive. Sofia rezulton i lidhur edhe me turkun Abdulselam Turgut, i arrestuar më herët për trafik heroine.

Policia është duke hetuar në disa pista në lidhje me vrasjen e tij për shkak të së kaluarës së pasur kriminale. /abnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!