Sam Allardyce beson se ai nuk është inferior se Pep Guardiola në aftësitë e trajnerit.
Anglezi mori drejtimin e Leeds, duke nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit.
“Shumë më konsiderojnë të vjetër, të lashtë dhe kjo është shumë larg së vërtetës.
Unë mund të jem 68 vjeç, mund të dukem i vjetër, por përsa i përket futbollit askush nuk është më i mirë se unë. As Pep, As Klopp, As Arteta.
Për sa i përket njohurive, jam në nivelin e tyre. Nuk po them që jam më mirë, por padyshim jam po aq i mirë.
Ndonjëherë ju thjesht dëshironi të jeni në gjendje ta provoni këtë, por kjo nuk do të ndodhë nëse nuk shpëtoj Leeds-in”, tha Allardyce. /G.D abcnews.al/