Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Klodian Braho, kreu i ri i SPAK/ Mori 7 vota nga 11 anëtarë të KLP

schedule15:13 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 15:13 - 11 Dhjetor, 2025

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme.

Klodian Braho ka marrë 7 vota nga 11 anëtarët e KLP. Në këtë mënyrë Klodian Braho është kështu kreu i ri i SPAK, me një mandat 3 vjeçar.

Mbledhja e KLP për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, përfundoi pas gati gjashtë orësh. Braho do të pasojë Altin Dumanin.

Këtë të enjte të katër kandidatët Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho prezantuan platformën e tyre para KLP.

Klodian Braho mori 7 vota, Adnan Xholi 3 vota, Elvin Gokaj 1 votë.

LEXO EDHE: PROFIL/ Do të drejtojë SPAK për tre vitet e ardhshme, kush është Klodian Braho

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!