Morena Taraku “shndërrohet” si Rihanna me look-un e ri

schedule10:55 - 6 Shtator, 2020

schedule 10:55 - 6 Shtator, 2020

Morena Taraku është padyshim një ndër personazhet publik më të komentuar. Jeta e saj private ka qenë gjithmonë kryefjalë e mediave rozë. Këngëtarja së fundmi ka bërë me dije se ka bashkuar sërish forcat pas shumë vitesh me Stresin për të sjellë një tjetër duet.

Kënga tashmë është realizuar edhe me klip, dhe pritet të publikohet së shpejti. Në disa foto që ajo ka publikuar në rrjete sociale, Morena shfaqet me një look krejt ndryshe. Me flokë të zeza dhe me baluke, fansat e kanë krahasuar Tarakun me Rihannën.

Pesë vite më parë, Stresi dhe Morena sollën bashkëpunimin e tyre të parë “Ki me bo”, që rezultoi mjaft e pëlqyer. Suksesi i jashtëzakonshëm i kësaj kënge e bëri dyshen sërish bashkë, për të sjellë hitin e radhës. /abcnews.al