Këngëtarja e njohur, Morena Taraku, është zgjuar mëngjesin e së mërkurës me një lajm tragjik. Kjo pasi miku i saj i ngushtë, Eronit Sermaxhaj, ka ndërruar jetë.
Ajo publikoi në InstaStory disa imazhe me të ndjerin, duke shprehur të gjithë trishtimin që po ndjen.
“Dhe unë do të tregoj ty të gjitha rreth kësaj kur të shohë prapë miku im…Do të më mungojë çdo sekondë me ty, Ero im”, ka shkruar Taraku në InstaStory.
Më tej, këngëtarja ndau një tjetër foto, ku shfaqej duke i dhënë një përqafim të ngrohtë Sermaxhajt.
“Deri sa të takohemi përsëri…”, ka shkruar Morena në postimin e radhës.
Eroniti vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, së cilës nuk arriti t’i bënte dot ballë./abcnews.al