Morën shpjegime për uljen e kufirit minimal të pikëve, maturantët e Fierit heqin dorë nga bojkoti

schedule13:15 - 14 Qershor, 2021

schedule 13:15 - 14 Qershor, 2021

Maturantët e Fierit kanë hequr dorë nga bojkotimi i provimit të radhës pasi morën shpjegime rreth uljes së kufirit minimal të pikëve. Pasi u pritën në zyrë nga Drejtoresha Rajonale për Jugun Brunilda Dhamo, duke folur për mediat, maturantët e kanë vlerësuar si të drejtë vendimin e marrë nga Ministria e Arsimit.

Një prej tyre shpjegoi se kufiri i pikëve më të larta që ka arritur shumica e nxënësve do të merret si “pikë maksimale”.

Për shembull, në rast se 50-60 për qind e nxënësve kanë marrë deri në 40 pikë, me 40 pikë vendoset nota 10 dhe vijon vlerësimi duke u ulur.

“Nesër do të futemi në provim. Na kanë premtuar shumë dhe nuk besoj se do të na dalin nga fjala. Ne do të shohim nëse do të dalim mirë, sipas planit, çdo gjë do të qetësohet. U sqaruam.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!