Morën pjesë në “festën e nxehtë”, infektohen me koronavirus mbi 40 persona

schedule11:05 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 11:05 - 2 Dhjetor, 2020

Një ngjarje për qejflinjtë në New Orleans u kthye në një vatër shpërthimi të koronavirusit,  duke përfshirë  të paktën 41 persona pjesëmarrës që rezultuan pozitivë.

Në një postim në blogun e tij, pronari i kompanisë Naughty Events shkruajti për ngjarjen pesë-ditore të dashurisë në nëntor me titull “Naughty in N’awlins” që ai fillimisht besonte se ishte një sukses, në sajë të një shumëllojshmërie të masave parandaluese të marra për tu mbrojtur nga virusi.

“Ne morëm masa shumë të rrepta për të kontrolluar pjesëmarrësit, duke aplikuar një procedurë që përfshinte, kontrollin e temperaturës, mbajtjen e distancës dhe dezinfektimin.

Ata që kishin antitrupa kishin një shenjë dalluese, duke i siguruar pjesëmarrësit e tjerë  që ata nuk ishin ngjitës.

Gjithashtu, shenja dalluese  kishin edhe persona të cilët kishin rezultuar negativë në testin për koronavirus,” shkroi Bob Hannaford në blogun e tij në lidhje me ngjarjen që filloi më 10 nëntor.

Pasi përfundoi ngjarja, ai doli për të festuar suksesin e tij me miqtë. Por festimet nuk zgjatën shumë.

“Të nesërmen, kisha mesazhe pafund. Një grua doli pozitive të hënën në mbrëmje, pas ngjarjes. Burri i saj ishte negativ.” Të dy u testuan para ngjarjes  dhe rezultuan negativë.

Në ditët pas ngjarjes, organizatori i ngjarjes mori dhjetëra mesazhe të tjera. Të paktën 41 nga 300 pjesëmarrësit rezultuan pozitivë me Covid, por  Hannaford besonte se numri i të infektuarve mund të ishte më shumë, ose shumica prej tyre janë asimptomatikë.

Organizatori i ngjarjes ka deklaruar se është penduar dhe nëse do të kthehej pas në kohë, kurrë nuk do ta organizonte ngjarjen.

“Nuk do ta bëja. Është një barrë për ndërgjegjen time që do të vazhdojë  derisa të sigurohem që të gjithë janë 100% mirë.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!