Morën pjesë në ceremoni mortore, konfirmohen me koronavirus 4 raste të reja në Delvinë

schedule21:13 - 25 Qershor, 2020

schedule 21:13 - 25 Qershor, 2020

Morën pjesë në një ceremoni mortore bashkë me kontaktin e parë, 64 vjeçarin, identifikohen sot edhe 4 raste të reja me COVID-19 në Delvinë

Katër raste të reja me koronavirus janë identifikuar sot në Delvinë. Lajmi konfirmohet Drejtoria e Shëndetit Publik në Delvinë.

Bëhet fjalë për 3 anëtarë të një familjeje dhe fqinji i tyre (Babai, nëna dhe nusja e djalit), të cilët mësohet se janë kontakte të rastit të parë të personit, 64 vjeçar, të prekur në këtë qytet me COVID-19.

Mësohet se personat në fjalë kanë qenë të pranishëm bashkë me kontaktin e parë në një ceremoni mortore, ku kanë qëndruar edhe gjatë natës në një mjedis të mbyllur.

Ditën e mërkurë u identifikuan 6 raste të reja, mes tyre një punonjës i policisë bashkiake në këtë qytet, duke e çuar në 10 numrin e të prekurve me këtë virus në Delvinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!