Pasi analizoi derbin e Italisë midis Interit dhe Juventusit, Massimo Moratti u ndal te një çështje delikate. Ish-kreu i klubit zikaltër i është rikthyer edhe njëherë vendimit të Interit për të larguar Mauro Icardin, duke dhënë mendimin e tij.
Sulmuesi dhe klubi patën një përplasje të fortë mes tyre. Drejtuesit nuk toleruan dhe vendosën ta largonin nga ekipi. Dakord ishte edhe Antonio Conte. Zgjidhja u gjet te PSG, aty ku Icardi u huazua për një vit me të drejtë blerje nga francezët për shumën e 70 milionë eurove.
“Nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur, por unë mund të kisha patur një sjellje tjetër kundrejt lojtarit. Icardi do të ishte i dobishëm për ekipin, shumë i dobishëm”, thekson Moratti, duke lënë të nënkuptohet se Interit i mungon një goleador i frikshëm si sulmuesi latin. /abcnews.al